- Rr. Ndue Perlleshi, Labi, Prishtinë
- +383 49 757 380
- info@bl-safety.com
- BL Safety Solutions
0
+
Klient që na besojnë
Ofrojmë çasje profesionale dhe praktike e cila vjen si rezultat i eksperiencës dhe bashkëpunimit me kompani vendore dhe ndërkombëtare.
BL Safety Solutions SH.P.K është kompany e licencuar nga Ministria e Punës & Mirëqenies Sociale për ofrimin e shërbimeve nga fusha e Sigurisë & Shëndetit në Punë.
Klient që na besojnë
CEO
Misioni ynë është t’u ofrojmë klientëve tanë shërbime kryesore të sigurisë dhe shëndetit në punë të dizajnuara për të reduktuar lëndimet dhe sëmundjet që lidhen me aktivitetet punuese.
Nëpërmjet ofertave inovative të shërbimeve, BL Safety Solutions do të japë rezultate të bazuara në rezultate që minimizojnë mungesat në vendin e punës duke përmirësuar shëndetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e fuqisë punëtore të klientëve tanë.
Vizioni i BL Safety Solutions është të kontribojë në arritjen dhe mirëmbajtjen e Zero lëndimeve ne vendin e punës duke ndikuar në efikasitetin e operacioneve të biznesit përmes integrimit të proceseve të sigurisë çdo ditë dhe aktiviteteve strategjike duke përdorur të gjitha shërbimet e konsulencës për të mbështetur, këshilluar, trajnuar dhe monitoruar klientët tan në mënyren më të mirë dhe më të sigurtë.
Merrini të gjitha shërbimet në një vend
Vlerësimi i Riskut dhe Përpilimi i Raportit për vlerësimin e riskut realizohet për pozitë pune me qëllim të identifikimit, analizimit dhe propozimit të rekomandimeve përmes të cilave rritet siguria, përmirsohen kushtet dhe dokumentohet pranë organeve përgjegjëse.
Është obligim ligjor përmes të cilit ju mbroni sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, shmangni denimet nga 500 – 35,000 euro si dhe përmbushni obligimet e parapara sipas ligjit nr. 04/L-161.
Inspektimi dhe testimi sistematik i mjeteve të punës realizohet nga ekspertë të liçensuar me qëllim të identifikimit të riskut, dhënien e rekomandimeve me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurtë.
BL Safety Solutions përpilon dhe realizon programin e trajnimeve për të punësuarit e kompanisë me qëllim të informimit dhe përgatitjes së tyre për punë të sigurtë si dhe certifikimin e tyre pranë kompanisë, duke dëshmuar se kompania ka ndërmarrë hapat e nevojshme për krijimin e një ambienti të sigurtë.
Ne realizojmë kryerjen e matjeve periodike të dëmtimeve kimike, fizike, biologjike si dhe dëmtimeve nga kushtet mikroklimatike në ambientet e punës. Këto matje realizohen falë përdorimit të paisjeve të teknologjisë së fundit nga fusha e SSHP.
Kordinatori për Siguri & Shëndet në Punë
Ju fokusohuni në punët e juaja përderisa ne në mënyrë të vazhdueshme përkujdesemi për Sigurinë & Shëndetin në Punë si dhe ndërtimin e sistemit mbikqyrës në kompaninë tuaj në përputhje të plotë me ligjin.